Edhe Këshilli i Europës proteston fort ndaj “paketës anti shpifje” kundër medias
Në sintoni me të dhe me letrën konfidenciale për Ramën të nënshkruar nga Harlem Desir, reagoi pas ndryshimeve të fundt edhe Bashkimi Europian. Komisioni Evropian tha sot se projektligji për shtypin në Shqipëri, megjithë ndryshimet që i janë bërë ditët e fundit, përsëri ngre shqetësime. Një zëdhënës i Komisionit Evropian, i tha Zërit të Amerikës se projektligji për shtypin në Shqipëri, megjithë ndryshimet që i janë bërë ditët e fundit, përsëri ngre shqetësime. Ai theksoi se edhe varianti i fundit nuk merr parasysh një sërë rekomandimesh që janë bërë nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë.Andi Bushati: Asgjë personale, kjo nuk është beteja jonë me Ramën
Është e rëndësishme, këmbënguli zëdhënësi, që të gjitha rekomandimet, të cilat u ritheksuan të martën edhe nga Komisionierja e Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović, të merren parasysh para se projektligji të kalojë për miratim përfundimtar. Komisioni Evropian, tha zëdhënësi, e ka rishikuar paketën ligjore mbi shtypin duke ofruar komente dhe duke shprehur shqetësime gjatë gjithë procesit të hartimit të saj. Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të marrin në konsideratë vërejtjet e OSBE-së dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, në mënyrë që ligji i ri të jetë në përputhje me standardet evropiane të lirisë së shprehjes. Pra pavarësisht nga manipulimet dhe përpëlitjet e orëve të fundit që po bën Rama, duket se është hera e para që ndërkombëtarët janë barrikaduar në bllok kunndër tij. Kjo është gjithashtu hera e parë që ata janë shprehur hapur kundër një nisme që shkatërron themelet e demokracisë së një vendi. ©Lapsi.al